Loading...

Sunday, December 05, 2021

Ҫun Lajҫi: ‘Hajni’ në Kosovë ngutet mos te sheh bosi, se fitimin e kufinin duhet ndarë bashkë

Artisti Ҫun Lajҫi në një postim të tij në Facebook ka dhënë një pasqyrë të shkurtër të situatës aktuale në vend, duke kritikuar udhëheqësit e shtetit.Ai thotë se në këtë vend lirë është shitur gjaku e rëndë është fituar liria.

“Ata janë edhe falltorë, veç vetës s’dinë me ia lëxua filxhanin, se kohën e kan të shkurtë për hajni e duhet mu ngutë mos t’i sheh bossi, se u qet bidate e duhet me nda me te, fitimin e kufinin”, shkruan Lajҫi.





Postimi i plotë:Lirë u shit gjaku,S’asht leht me jetua në nji vend ku t’gjithë janë Kadi e Tërzi. Njenit i prenë gjuha, tjetrit gërshana. Njenit i shkruen lapësi e tjetrit maja e gjylpanës!,Jo, s’asht leht me pi ujë n’lugun e Kadisë as me i shti vegët n’tirqit e tërzisë. Asht vend për kryevend, ku secili e luen rolin e të dishmit! Budallës s’i ka mbet rol n’ket teatër kadishë e tërzishë!

Jo s’asht leht me hangër n’sofrën e tërziut, se duhesh m’u ulë n’stolin e gërshanëve të tij e mund t’therësh n’gjylpana!





Me jetua ne nji vend ku doktori asht politikan, e aktori edhe ma yst, asht mana tepët madhe!,Në ket vend për kryevend, kurkujt kurgja s’i pëlqen, por parja i ban bashkë edhe ujqët edhe qentë, edhe lumejt i ban karadyzen, bile edhe i ndanë n’ Bifurkacion!

Këtu i shkon kanga e sevdaja secilit që dora i futet gabimisht n’kacën e shtetit e zbrazet dërshej vegëve të nxehta t’sokoleshave pa lesh!





Asht vend kryevendi për kryeboshë që t’i dinë edhe andrrat, edhe udhët bile edhe kangët e pakendueme, e t’mos flasim për taksa e tabela kufini, për polic e ushtarë, për UMIK e KFOR!

Ata janë edhe falltorë, veç vetës s’dinë me ia lëxua filxhanin, se kohën e kan të shkurtë për hajni e duhet mu ngutë mos t’i sheh bossi, se u qet bidate e duhet me nda me te, fitimin e kufinin!,Jetoj në nji vend që vështirë u fitua liria e lirë u shit gjaku!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *