Loading...

Sunday, November 28, 2021

10 semi-maturantë të Karaçevës mbesin pa dëftesa

Dhjetë nxënës të shkollës fillore “Asllan Thaçi” të fshatit Karaçevë, Komuna e Kamenicës, nuk kanë arritur ende që t`i marrin dëftesat për mbarimin e klasës së 9-të.





Për këtë arsye, Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë e Poshtme, Selver Lenjani, i është drejtuar mjë letër Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, Presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurtit dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

Në këtë letër, Lenjani tregon se nxënësit ndonëse i janë nënshtruar provimit të semimaturës, ende nuk arritën t`i marrin dëftesat për vazhdimin e shkollimit të mëtutjeshëm.Më poshtë ju sjellim të plotë letrën e Lenjanit:Kërkesë për ministrin e Arsimit, Zonja Arbërije Nagavci





1. Për presidenten e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani.2. Për kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti,3. Për krye-parlamentarin z.Glauk Konjufca,-Të nderuara institucione më të larta të Republikës së Kosovës, lartpërmendur Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme kërkojmë nga ju institucionet që të na dilni në ndihmë nxënësve të Shkollës Fillore “Asllan Thaçi”.





-Nxënësit kanë vijuar mësimin e vitit shkollor 2020\21, ku me ndihmën e ministres së arsimit znj. Arbërie Nagavci,e cila ju premtoi nxënësve dhe arsimtarëve që do të kryhet ky vit shkollor, por klasa IX akoma nuk i kanë marrë dëftesat për vazhdimin e mëtutjeshëm të shkollimit edhe pse nxënësit ju kanë nënshtruar provimit (testit) të semimaturës,të cilin e kanë kryer me sukses nxënësit e brezit kufitar (Karaçevë e Poshtme) ,por ende nuk arritën të marrin dokumentet përkatëse për vazhdimin e mëtutjeshëm të shkollimit.





Nuk arritën ende të marrin dëftesat e vulosura nga organet përkatëse. Pasi që është zhvilluar mësimi në kushte normale dhe është brengë shumë e madhe e Bashkësisë Lokale që nxënësit e këtij brezi kufitar të mbeten rrugëve të Karaçevës,sepse nuk kanë arritur të regjistrohen dhe të vazhdojnë mësimin e mëtutjeshëm.

-Vallë e nderuara zonja Nagavci,kemi nderin dhe respektin se i premtuat shumë brezit kufitar për këta nxënës që të vazhdojnë mësimin, por nuk e realizuat premtimin.-E nderuara presidente e Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani.





I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, I nderuar krye parlamentar z.Glauk Konjufca, të nderuara institucione të lartpërmendura. A keni nxënës të familjarëve tuaj dhe a do ua vërtetonit atyre këto dokumente apo do ua ndërprisnit edhe atyre shkollimin? Mbi 10 nxënës të klasës IX të Shkollës Fillore “Asllan Thaçi” nuk arritën të vazhdojnë mësimin e mëtutjeshëm. Nuk e kanë merituar këta banor që fëmijëve të tyre tu mbyllet shkolla dhe mos t’iu vazhdohet mësimi.





Sepse edhe me konventën ndërkombëtare (ligjet ndërkombëtare) është e vërtetuar që shkolla fillore është e garantuar me ligj.Bashkësia Lokale me këta nxënës s`kemi për të lënë gur pa lëvizur për tua siguruar dokumentin përkatës,të cilit këta nxënës ia kanë bërë mundin.

Si Bashkësi Lokali i bëjmë thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë delegatëve që të na dalin në ndihmë për vërtetimin e dokumentacionit përkatës (dëftesat).U bëjmë thirrje edhe Grupit të Kuintit dhe gjithë ambasadorëve të akredituar në Republikën e Kosovës,i bëjmë me dije edhe BE-së që të na dalin në ndihmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *