Loading...

Thursday, December 09, 2021

“A e kanë shkarku, a?” — Bulliqi ironizon me shkarkimin e Agim Veliut





Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në emisionin Pressing të T7, ka ironizuar me shkarkimin e Agim Veliut nga kreu i Degës së LDK’së në Podujevë, shkruan Express.Bulliqi ironizoi duke thënë se “A e kanë shkarku a?”. Gjithashtu tha se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë çështje.





“A e kanë shkarku a? S’kokna marrë me atë farë problemi. Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, është shprehur Bulliqi.Tutje, ai mori shembull Osmanin kur tha se dikur është shkarkuar nga LDK’ja, e sot është bërë presidente.





“Ai e ka shkarkuar dikë më herët, tash atë e shkarkon dikush. Edhe Vjosa është shkarkuar, po tash u bë presidente e vendit”, ka thënë Bulliqi./Express/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *