Loading...

Sunday, January 16, 2022

“A janë përgjegjës Hashim Thaçi e Kadri Veseli për eliminimet politike? Përplasje e ashpër e Ridvan Berishës dhe avokatit Gazmend Halilaj

Gjatë një emisioni televiziv ka ndodhur një për plasje ndërmjet gazetarit Ridvan Berishës dhe avokatit Gazmend Halilaj.Derisa ishin duke folur për sistemin e drejtësië dhe kapjen e institucioneve avokati tha se është i kapur nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli, duke zbritur deri tek pastruesi.
Me këtë nuk u pajtuan Ridvan Berisha i cili tha se ata janë në Hagë.
Sipas tij, tash e kanë lehtë me ç’kapë këtë sistem Qeveria Kurti.





“Për sa kohë që ka qenë PDK-ja në pushtet, sa kryetar komunash e sa zyrtarë i ki të ak uzuar për korrupsion, nëse ata e paskan mbajtur nën frena, nën kontroll sistemin e drejtësisë. Hajde fol”, pyet Berisha.“Cili prej tyre ka marr një dinim, cili prej tyre është gjykuar për veprat e pretenduara që i ka pasur”, është kundërpërgjigjur Halilaj.Edhe panelistët tjerë pastaj i reaguan Berishës ku thanë se askush prej zyrtarëve dhe kryetarëve të komunave të ak uzuar nuk janë dënuar për korrupsion.
“Gjithsej kanë qenë 23 të PDK-së, 14 të LDK-së dhe 9 të AAK-së të cilët nuk janë dënuar. Edhe Nisma nja 7 a 8”, është shprehur juristi Blerim Burjani, i cili i thotë Berishës që mos të flet për këtë punë më.





“Pasojat e kapjes së tyre 20 vjeçare do të vazhdojnë edhe së paku një dekadë. Ende njerëzit mendojnë që shumë shpejt do të kthehen ata që janë në Hagë dhe do të vazhdojnë aty ku e kanë lanë. Po e zëmë që nuk janë përgjegjës për atë që ka ndodhur. Kush tjetër, asnjë rast për 20 vjet i profilit të lartë të korrupsioni nuk është kap e nëse me ndikimin e medieve, është kapur dikush, atëherë është kapur për t’u pastru. Duke i thënë popullit ne e kapëm por aq i pastër paska qenë zotëriu sa që ne po obligohemi ti japim kompensim për shkarkimin e dëmit. Asnjë rast i vra. sjeve të rënda politike nuk është zbuluar deri më tani. Kemi qindra vra.sje. Mirëpo secili rast që kanë dështuar ta zbulojnë është zbulu brenda 24 orëve”, thotë Halilaj.





“Sebahate Tolaj, Brdhyl Ajeti, Besim Dajaku, a ki prova kush i ka vr.a”, pyet Ridvan Berisha.
Kurse Halilaj thotë se unë nuk kam prova për ta se nuk i kam hetuar ato vrasje.
Këtu ka reaguar edhe Burjani i cili i kundërpërgjigjet Berishës, ku thotë se, këto pyetje janë për Prokurorinë dhe jo për një avokat i cili ka qenë edhe polic.“Unë mendoj se nëse nuk ka prova, nuk kanë dashur me i marr. Përndryshe prova ka pasur sa dush për secilin rast. Po kush me i marr, kush me i administru, kush me i zhvillu përgjimet, kush me i dërgu para Prokurorit, kush me ngrit aktakuzë, kush me dënu, kush”, është shprehur Halilaj.





Tutje Berisha pyet se “a janë përgjegjës Hashim Thaçi e Kadri Veseli për vra. sjet politike”?
“Në aspektin menagjerial po”, është shprehur Halilaj.
“E them me përgjegjësi të plotë, asnjë njeri dora e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nuk eka Elmiminimet Mirëpo, kush e ka udhëheq këtë vend në atë kohë?”, pohon Gazmend Halilaj.





https://www.facebook.com/DTVtelevizion/videos/1210914519366485

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *