Loading...

Thursday, January 27, 2022

A po e braktis diaspora Albin Kurtin?

Kosova është në prag të zgjedhjeve lokale.





Por në këto zgjedhje nuk pritet të kenë rol të rëndësishëm votat nga diaspora sikurse kishin në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Infokus.

Interesimi i mërgatës për të votuar në këto zgjedhje tani është tejet i vogël.





Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura me 14 shkurt kishin aplikuar mbi 174 mijë persona nga diaspora, ku vetëm 56,368 vota ishin shpallur të vlefshme, shkruan Gazeta Infokus.

Shumica prej tyre kishin votuar Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.





Për VV kishin votuar 44,252 persona.

Partia e dytë që kishte marr vota më shumë ishte PDK me 5,321 vota, ndërsa LDK e treta me 4,287 vota dhe AAK kishte marr 1,112 vota.

Por tani si duket diaspora po e braktisë Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Krejt kjo pasi deri tani për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në zgjedhjet lokale kanë aplikuar vetëm 9,600 persona





Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Deri më tani kemi pranuar rreth 9 mijë e 600 aplikime për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Afati për këtë periudhë përfundon më 18 gusht”, ka thënë ai.

Zgjedhjet lokale për të parin e komunës do të mbahen me 17 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.