Loading...

Wednesday, December 01, 2021

A puthen mes vete, në buzë, burrat me plis e tirqi? – Po, thotë Ermira Murati





Dy burra shqiptarë të veshur në tirqi janë puthur në buzë – në pikturën e artistes Ermira Murati.

Në këtë vepër arti, që u publikua pikërisht në ditën kur u mbajt “Parada e Krenarisë” janë paraqitur janë dy personazhe të veshur me veshjen tradicionale shqiptare – tirqi dhe plis – derisa shoka e tyre, po ashtu veshje tradicionale, është me ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTQI +.

Artistja Murati ka treguar se pse e ka realizuar një pikturë të tillë që ndërlidh veshjen tradicionale me LGBTQI+.

Ajo thotë se dashuria për gjininë e njëjtë ka ekzistuar edhe më herët në Kosovë, madje thotë se për të ka këngë popullore që janë kënduar nga rapsodët.

“Fakte të ndryshme e trajtimi i saj në këngë popullore nga rapsodët na tregojnë se kjo dashuri ka ekzistuar edhe në të kaluarën e vendit tonë vetëm se, për dallim prej sot, ajo është shtypur nga të tjerët dhe është mbyllur në vetvete nga ta. Kjo shtypje nuk është inegzistente as sot. Ajo është e njëjta vetëm se tani quhet HOMOFOBI. Në një shoqëri moderne, as termi homofobi nuk duhet të egzistojë, lëre më fenomeni i tillë”.





Murati ka deklaruar se “vetëm duke e njohur e pranuar të kaluarën tonë, mund të bëjmë përpara”.

“Prandaj, homofobia si fenomen duhet të zhduket dhe të ndërtohet një shoqëri tolerante që njeh bindjet e të tjerëve pa stigmatizim e paragjykime, një shoqëri që nuk ushqen urrejtje ndaj të tjerëve”.

Ajo ka realizuar këtë vepër në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Center for Equality an Liberty” (CEL) e për të cilën thotë se ka për qëllim paraqitjen e vlerave të shoqërisë kosovare.





“Të shërbejë Muaji i Krenarisë si pikënisje e këtij ndryshimi shoqëror. Secili njeri ka të drejtë të jetojë si të dojë, prandaj ta kuptojmë këtë. Për një shoqëri më tolerante!”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

Piktura është e punuar në pëlhurë dhe është në versionin 3mx1.60m, transmeton Klankosova.tv.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *