Loading...

Saturday, January 29, 2022

Adriatik Kelmendi zbulon se Vlora Çitaku kandidon për kryetare të PDK-së

Gazetari Adriatik Kelmendi e ka zbuluar se ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku do t’i hyjë garës për të udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës.Kelmendi duke paralajmëruar emsionin ku do të ketë të ftuar Çitakun ka shkruar se ai fton të gjithë ata që duan të bëhen kryetarë, shkruan Gazeta Infokus.





“Interesant që tradicionalisht krejt ata që duan të bëhen kryetarë intervistat e para i japin në RUBIKON. Pas 7-8 vjetësh heshtjeje, VLORA ÇITAKU jep intervistën e parë politike në Rubikon, ku tregon se a po kandidion për të parën e PDK-së”, ka shkruar ai.





Ndryshe Enver Hoxhaj dhe kryesia e PDK’së kanë dhënë dorëheqje para konventës së 3 korrikut, ku kjo parti do të zgjedhë kryetarin e saj e në mesin e emrave të përfolur është edhe Vlora Çitaku./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published.