Loading...

Thursday, December 09, 2021

Ahmeti i reagon Sveçlës: S’ke nevojë t’ua dërgosh prokurorëve listën e Krivaqës, ndalni ato që ende s’kanë ndodhur!

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka reaguar ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçlës, lidhur me kritikat e këtij të fundit ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, në veçanti për rastin e Krivaqës.Sipas Ahmetit, Sveçla nuk ka nevojë që prokurorëve t’ua publikojë listën e veprave të Krivaqës, por t’i parandalojë ato që ende s’kanë ndodhur, përcjell GazetaBlic.Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ministri Sveçla duke i raguar prokurorisë dhe gjykatës në Ferizaj është çuditur se si ata nuk e dijnë që Dardan Krivaqa i ka 136 raste në Polici dhe ju ka ofruar listën e tyre.Një pjesë edhe pajtohem me Xhelalin në atë çka ka thënë, se me qenë të kënaqur qytetarët me gjykata nuk do të ju votonin.
Xhelal – s’ke nevojë me dërgu listën e Krivaçës. Ai është në burg dhe shpejtësia e kapjes nga Policia është për tu përshëndetur.

Identifikoni kush tjetër në Kosovë ka 136 vepra dhe sorollatet i lirë. Identifikoni burrat që kanë raste të shumta të kanosjes dhe rrahjes së grave të tyre . Ndalni ato që ende skanë ndodhur, mos u arsyetoni për ato që tashmë kanë ndodhur.Familjes së Marigonës fare pak ju intereson tashmë numri i veprave të Krivaqes. Por të gjithë neve na intereson që ajo që i ka ndodh Marigonës mos ti ndodh askujt në Kosovë.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10161291905607166

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *