Loading...

Friday, January 21, 2022

Aksidentohet motoçikleta, dyshohet për të lënduar

Në Nerodime të Ferizaj, afër restorant “Freskia” ka ndodhur një aksident komunikacioni, me ç’rast ka pësuar një motoçiklist.Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes drejtuesi i motoçikletës ka provuar të tejkaloi kolonën e automjeteve dhe është futur mes kolonave me ç’rast është goditur me makinat përball.





Në vendin e ngjarjes kanë dal policia e trafikut dhe po merren me rastin.Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Kanun Veseli.Sot rreth orës 16:46 në Nerodime të Epërme ka ndodh aksident trafiku me dëme material dhe lëndime trupore, të përfshira dy njësi, njëra veturë , kurse tjetra Motoçikletë. Deri te aksidenti i trafikut dyshohet të ketë ardhur si pasojë e çkyqjes se pa sigurt.





Në këtë aksident përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili fillimisht dërgohet ne Emergjencën e Ferizajt me pas në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm” ka thënë VeseliKohë më parë Drejtoria e Policisë Rajonale ka shpallur planin operativ për vetëdijesimin e drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve, ku ka pasur edhe shumë gjoba.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *