Loading...

Sunday, November 28, 2021

Albulena Haxhiu proteston para Ministrisë që e drejton dhe para Qeverisë

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka marrë pjesë në marshin që është mbajtur sot në Prishtinë pas vr,asj,es së 18-vjecares nga Ferizaj.Pikërisht në këtë protestë me ngjyrë të kuqe është gjuajtur drejt objektit të Qeverisë.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishte e pranishme sot fizikisht në protestën e organizuar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Qëllimi i pjesëmarrjes së ministres Haxhiu ishte mbështetja e kërkesave të protestuesve. Vr,as,ja e Marigonës na e shpërfaqë papërgjegjësinë institucionale përball kryerësve të veprave penale.

Kjo vr,as,je është alarm për shoqërinë por edhe për secilin institucion, prandaj do të ndërmerren veprime serioze dhe urgjente. Institucionet e sigurisë dhe drejtësisë kanë neglizhuar raste të tilla të dh,un,ës çka ka sti,mulu,ar që sjellje të tilla në vendin tonë të mos ndalen”, thotë MD-ja.

“Janë shumë jetë të humbura e së fundi kemi rastin e Marigonës. Ne do të angazhohemi që të ketë drejtësi dhe dën,im meritor për kriminelët. Parandalimi dhe adresimi i dh,un,ës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhu,nës në baza gjinore dhe ngacmimeve seksuale është njëra nga prioritetet e Ministrisë se Drejtësisë.

Ne do të angazhohemi në parandalimin e rasteve të çfarëdo lloji të dhu,nës. Vetëm me një gjyqësor të drejtë ku nuk lirohen të fuqishmit, por mbrohen vik,tim,at, ne do të arrijmë një shoqëri të sigurtë e të barabartë”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *