Loading...

Thursday, January 20, 2022

“Analisti i VV-së”: Qeveria Kurti qëllimisht po i publikon shpenzimet për mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së





Avokati, Tomë Gashi, ka komentuar, publikimin e shpenzimeve dhe shumave që po ndahen nga qeveria për mbrojtjen e ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në paraburgim në Hagë.Gashi ka thënë se qeveria Kurti këto shpenzime po i bën publike qëllimisht, shkruan Gazeta inFokus.Kjo sipas tij sepse populli e di se shumica prej ish krerëve të UÇK-së, janë shumë të pasur dhe pushteti dëshiron që populli të dijë sa para po shpenzohen nga taksat e tyre.





“Bërja transparente e shpenzimeve të mbrojtjes së krerëve të UÇK-së, nuk po bëhet gabimisht nga qeveria Kurti por po bëhet qëllimisht, sepse shumica e popullit e dinë sa sa super të pasur janë shumica prej tyre që janë në Hagë, dhe këto pagesa bëhen nga taksat e popullit. Prandaj qeveria i bën publike këto shpenzime qëllimisht”





Kur shteti jonë i ndanë 20 milionë qytetarët duhet të dijnë se kush po i merr sa e çka se pse janë para të taksave nga qytetarët”, ka thënë Gashi në Pressing të T7.Kujtojmë se qeveria Kurti i ka bërë publike shpenzimet që janë bërë për mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së./Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *