Loading...

Thursday, December 09, 2021

Analisti Valon Syla: O mos i pengoni Albin Kurtit ?





Gazetari Valon Syla ka ironizuar, pas kritikave që i janë bërë kryeministrit Albin Kurti për qasjen e Qeverisë së tij ndaj Marrëveshjes së Washingtonit, të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Syla që njihet për kritikat e tij për Kurtin dhe Vetëvendosjen, në një status në Facebook, ka zgjedhur ta luajë militantin e Kurtit.





“Oo mos i pengoni Albin Kurtit. Lene le të rrokët me kon të don. Lene le të shprehët mirë”, ka shkruar Syla në Facebook.Ndryshe, Kryeministri Kurti, ka dalë kundër formimit të asociacionit të komunave serbe në Kosovë, gjë për të cilën ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, tha se duhet të bëhet.Kurti tha se nuk mund të ketë komunash mbi baza etnike.





“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por, asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015″, ka deklaruar Kurti.





Ndërkaq Kosnett tha se historia nuk ka filluar në ditën kur u formua Qeveria Kurti.“SHBA-ja beson se Kosova ka një detyrim për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Historia nuk ka filluar në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit dhe ne besojmë se vendet kanë një detyrim të respektojnë marrëveshjet dhe detyrimet e ndërmarra më parë”, ka thënë Kosnett.Po ashtu, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, të premten ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar në Uashington nuk ka vlerë juridike, pasi nuk është dërguar në Kuvend.





“Për ta përsëritur një qëndrim të kamotshëm të kryeministrit Kurti më duhet të them se së pari ai dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një marrëveshjeje për shkak se asnjë nuk është sjellë në Kuvend as për t’u diskutuar as për ta marrë mbështetjen e Kuvendit dhe si i tillë me të drejtë është quajtur si dokument me zotime të njëanshme të një.





Qeverie e cila në kohën e nënshkrimit të këtij dokumenti ishte pa legjitimitet dhe më pastaj në ndërkohë u pat vërtetuar se nuk gëzon ligjshmërinë e nevojshme për të qenë në Qeveri. Përtej asaj ne jemi në kontakt me ShBA-në për të punuar së bashku për temat të cilat kanë interes të përbashkët”, ka deklaruar Kryeziu.Kjo deklaratë e Kryeziut u kritikua nga krerët e partive politike në vend, të cilët deklaruan se çdo marrëveshje me SHBA-në është e obligueshme dhe duhet të zbatohet.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *