Loading...

Sunday, November 28, 2021

Anëtari i bordit të KShC-së: Çelni sytë, nuk kanë kandidat më të përshtatshëm se unë





Profesori Seb Bytyqi është përzgjedhur nga ministria e Arsimit, për anëtarë të Bordit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë (KShC). Lidhur me këtë çështje, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha ka thënë se emërimi i tij është bërë pa kriter. Ajo ka thënë se profesori Bytyqi para vendimit të ministres së Arsimit, Arberie Nagavcit, nuk ishte i rekomanduar nga komisioni për vlerësimin e anëtarëve të Bordit të KShC-së.

Sa i përket kësaj çështje, profesori Seb Bytyqi tha se nuk ka qenë në dijeni se kush ka qenë në komision përzgjedhës e as kush ka vendosur për të.
“Nuk e di kush ka qenë në komision përzgjedhës, dhe se kush i ka vlerësuar kandidatët. Nëse nuk më kanë përfshi mua në listën e ngushtë, atëherë po u them çelni sytë, nuk kanë kandidatë më të përshtatshëm. Unë kam përvojë të gjatë në arsim. Kam përvojë edhe në cilësi, në akreditim edhe në sektorin publik dhe privat”, ka thënë ai.





Madje Bytyqi tha se njeri më të duhur se ai nuk ka për anëtarë të bordit të KShC-së.
“Përveç përvojës, lëndë e studimit tim është institucionet publike ku përfshihen universitet. Person ma të përshtatshëm për të hyrë në short listë nuk ka. Më pas unë nuk kam asnjë informacion se çfarë ka bërë komisioni. Më pas vetëm janë njoftuar nga ministria”, ka thënë ai.

Kësaj deklarate të Bytyqit, i ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. Ajo tha se askush nuk e ka vënë në diskutim angazhimin e profesorit Bytyqi.“Askush nuk e e vë në pikëpyetje angazhimin tënd. Mos e quaj diskutim të politizuar. Por e kemi për detyrë si opozitë që ta shohim procesin për brenda se si ka shkuar. Nuk po e vëmë në dyshim punën tyre”, ka thënë Hoxha.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *