Loading...

Tuesday, December 07, 2021

Ankohet LVV, LDK gjobitet me 800 euro për thyerje të heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 800 euro për thyerje të heshtjes zgjedhore në rrjete sociale.Në vendim thuhet se në dy ankesat e LVV-së, pretendohet se me datë 16 tetor 2021, rreth orës 18:00 aktivistët e LVV-së qendra në Prishtinë kanë vërejtur se mbështetësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Shabi Arifi dhe Adnan Zymberi, kandidat për asamblist të Kuvendit Komunal kanë thyer heshtjen zgjedhore.





Kjo thyerje e heshtjes zgjedhore është bërë përmes postimit të një fotografie të shoqëruar me një mbishkrim me një përmbajtje elektorale të publikuar në Facebook, duke bërë thirrje për votimin e kësaj partie dhe kandidatimin e saj për kryetar komune.





Sipas PZAP-së, përgjigje në ankesa nuk ka paraqitur LDK-ja, ndonëse është njoftuar me kërkesë për përgjigje në ankesë.“Detyrohet subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës që gjobën e shqiptuar ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e marrjes së këtij vendimi, nën kërcënimin e shqiptimit të dënimit shtesë”, thuhet në vendim.KËTU mund ta gjeni vendimin e plotë të publikuar nga PZAP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *