Loading...

Sunday, December 05, 2021

Ankohet Petkoviqi pasi ministrit serb iu refuzua hyrja në Kosovë





Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se ministri serb i Rinisë dhe Sportit, Vanja Udoviçiq u ndalua të hyjë në Kosovë.Petkoviq është ankuar përmes një deklarate, ku thotë se njoftimi për moslejimin e tij në Kosovë, u dërgua pas mesnate.

“Autoritetet e përkohshme në Prishtinë kanë dërguar njoftim pas mesnate se ia ndalojnë hyrjen në territorin e Kosovës, ministrit të Rinisë dhe Sportit, Vanja Udoviçiq”, thuhet në deklaratë.





Ministri serb kishte planifikuar të fliste në universitetin në Mitrovicën e Veriut për të dhuruar bursa dhe më pas planifikonte ta vizitojë Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim Sportiv në Zubin Potok.Petkoviq thotë se ministri serb u ndalua pa arsye, ndërsa thotë se zyrtari i qeverisë serbe kishte njoftuar paraprakisht për vizitën.

“Por përkundër kësaj Prishtina në mënyrë të njëanshme dhe me dëshirë vendosi që të mos e lejojë ta zhvillonte vizitën”, thuhet në deklaratën e Petkoviq.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *