Loading...

Sunday, December 05, 2021

Arbana Xharra i reagon ashpër Bekim Jasharit: Ta përlyesh emrin e tij në këtë mënyrë, kjo është vrasje e dytë e Adem Jasharit!

Po vazhdon edhe sot ‘përplasaja; mes gazetares, Arbana Xharra dhe kryetarit të komunës së Skenderaj, Bekim Jasharit.Gjithccka filloi, pasi kryetari Jashari u takua me Mahmoud Alnajadi, drejtor për Ballkanin nga Komiteti për Evropë dhe Amerikë në Kuvajt.Xharra reagoi sërish ndaj kryetarit të Skenderajt, ku tha se ai duhet ta kuptoj një gjë se Adem Jashari që nga rënia për atë tokë nuk është më vetëm fis i pasardhësve të tij.





“Ta involvosh Adem Jasharin, figurën e tij në këto aksione të përdhunimit të semantikës nacionale me të cilat vdiq duke shtrënguar ato në gjoks (flamurin si bazë identiteti), ta përlyesh emrin e tij me transaksione si këto, është vrasje e dytë e Ademit dhe gjithë të tjerëve”, shkroi gazetarja Xharra në Facebook.





Postimi i plotë:Paska reaguar Bekim Jashari ndaj postimit tim të fundit, të vetmin argument paska “internacionalizmin e tij” – pa rus e serb. Edhe pse ndoshta e di (nëse jo le ta mësojë) se aleati historik e më “besnik” (sipas politikave të këtyre shteteve) i atyre popujve janë pikërisht këta – rusët dhe serbët. Po le të merremi me gjërat tjera, më të rëndësishme që më bënë të reagojë.





Bekim Jashari duhet ta kuptoj një gjë: Adem Jashari që nga rënia për atë tokë nuk është më vetëm fis i pasardhësve të tij, e aq më pak pronë private e ndonjërit prej tyre që donë të bëj pare dhe karrierë. Ai është figurë kombëtare, instancë prej nga buron liria e gjithë qytetarëve të atij vendi. Përlyerja e figurës së tij nga kushdoqoftë shkakton neveri dhe reagim të qytetarëve. Reagova ngase menjëherë më doli deklarata e Bekim Jasharit parasysh kur tha se: nuk ka pranuar ndihmat e arabëve se i kanë kërkuar të shkruaj në pllakë se Ademi vdiq duke mbrojtur fénë, islamin. Mu duk se kësaj radhe paska pranuar një gjë të tillë. Adem Jashari s’kishte lidhje me agjendat fetare, por shqiptare.





Nuk kam asgjë kundër islamit, e cila është kultura bazë e identitare e arabëve, por imponimi i saj në disfavor të identitetit tim më pengon. Cilat janë kushtet e këtyre sponsorëve? Të emërohen spitalet me emra si Ebu Muhamad ibn Haremi ibn Rrahmanirrahimi? Kush ishte ky ndonjë ëahabist ekstrem? Apo asistent i Kryqit të Kuq? Sa përqind të pareve i japin ata e sa komuna – si turqit me haremin e Prishtinës? Sa marrin dhe për sa vjet? Hapni kontratat, hyrjet dhe daljet, ju që ndërtoni spitale, shtëpi për të varfrit? Nga vijnë paret dhe si lëvizin e ku përfundojë ato saktësisht? Hapni dokumentet…





Pastaj na tregoni pse po ikin dhe nuk ndihmojnë më gjermanët, britanikët (jo ruset dhe serbët se edhe tek ata vaksinoheni fshehtas), holandezët, por vetëm sheikët dhe turqit? Pse? Si turqit dhe arabët, të cilën e kanë shndërruar Drenicën në Kandahar? Këta që po “ndihmojnë” Kosovën, qytetari i tyre vdes nga uria, jeta prej skllavi edhe pse kanë pasurinë e botës.





Ta involvosh Adem Jasharin, figurën e tij në këto aksione të përdhunimit të semantikës nacionale me të cilat vdiq duke shtrënguar ato në gjoks (flamurin si bazë identiteti), ta përlyesh emrin e tij me transaksione si këto, është vrasje e dytë e Ademit dhe gjithë të tjerëve. Korruptimin e tokës dhe identitetin nuk mund ta maskoni as me atë se jeni pasardhës i Skënderbeut e as Adem Jasharit. Dhe kontrolloi mirë transaksionet e këtyre që po ju ndihmojnë në mos udha e tyre kalon nëpër Moskë, Ankara, Beograd para se të vijnë tek ju!





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *