Loading...

Monday, January 24, 2022

Arbana Xharra reagon ashpër për foton e Bekim Jasharit: Turp, mos e njollosni figurën tonë kombëtare!





Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar ashpër për një fotografi të publikuar nga kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. Në këtë foto, Mahmoud Alnajadi, drejtor për Ballkanin nga Komiteti për Evropë dhe Amerikë në Kuvajt, shihet duke pozuar me Jasharin, derisa në prapavijë qëndron fotografia e komandantit legjendar Adem Jashari.

Xharra e ka quajtur këtë “turp”, duke kërkuar që figura heroike kombëtare të mos njolloset.





Ajo ka thënë se familja Jashari nuk është sakrifikuar për fe

“Në sfond po shkruan, “Qeverisje e mirë dhe transparente”. Kush është ky përfaqësues i Lindjes Mesme me aq rëndësi sa për të pozuar me të krah fotografisë së heroit tonë? Për çfarë ka ardhur në Kosovë, investime ekonomike? Ndërtime të xhamive? Apo për çka? Mos e njollosni figurën tonë kombëtare Adem Jashari. Familja Jashari është sakrifikuar për liri e kauzë kombëtare e jo për fe. Turp!”, ka shkruar Xharra në Facebook.





Në njoftimin e Jasharit në Facebook, thuhej se gjatë takimit, të mbajtur dy ditë më parë, ai ka falënderuar Alnajadin për donacionet dhënë komunës së Skendarajt, kryesisht në projekte për personat me nevoja të veçanta.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *