Loading...

Thursday, December 09, 2021

Ardhja E Kurtit Ia Ktheu Dinjitetin Kosovës, Ky Pritet Të Jetë Epilogu I Dialogut





Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë kanë kohë që janë duke vazhduar. Ishte viti 2011 kur ato filluan dhe nuk po iu shihet fundi pasi ka mosrespektim të marrëveshjeve sidomos nga ana e Serbisë.

Analisti Ruzhdi Peçani ka folur për “Bota sot”, lidhur me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë që nga koha e fillimit të dialogut ndërmjet dy vendeve.Ai ka thënë se Kosova në bisedime me Serbinë ka pësuar “fraktura” politike. Një ndër to Peçani përmend marrëveshjen e “për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe”.





“Kosova dhe Serbia nisën një proces të bisedimeve qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, proces ky që filloi si teknik, për t’u shndërruar shumë shpejt në proces politik. Në fund të vitit 2012, krahas bisedimeve teknike, filluar edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.





Kështu, në tetor të 2012, procesi i dialogut teknik kaloi në nivelin politik. Negociatat atëbotë u zhvilluan ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nga kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Marrëveshja e parë në kuadër të këtij procesi u arrit ndërmjet dy kryeministrave, në prill të vitit 2013. Ishte “Marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe”.





Marrëveshje kjo që Kosova pësoi “fraktura” politike. Për të njëjtën marrëveshje në 2015, nënshkruar nga Isa Mustafa, pëson “frakturën e tretë politike”. Këtu të dy palët mund të interpretonin marrëveshjen sipas mënyrës së tyre. Marrëveshja e prillit është marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën sepse është ratifikuar në kuvend, por nuk është e njëjtë edhe për Serbinë pasi nuk është ratifikuar në kuvend.





Në fakt Gjykata Kushtetuese e shtetit serb kishte thënë se “është një dokument politik dhe prandaj nuk mund ta interpretoj në Serbi”. Duhet thënë se bisedimet teknike ishin qartë politike apo aventurë e bisedimeve politike. Serbia kishte bërë strategjinë e qasjes në këto bisedime, fillimit dhe evoluimin. Në vitin 2014, kryenegociator i Serbisë u bë Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për “Kosovë dhe Metohi” në Qeverinë serbe”, thotë analisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *