Loading...

Sunday, November 28, 2021

Arrestohen tre persona të cilët bënë dallavere me kontratën ndërmjet Telekomit e Zone Mobilit





Tre persona janë arrestuar më urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë nën dyshimet për mashtrim në prokurim publik e shmangie nga tatimi lidhur me kontratën e lidhur mes Telekomit të Kosovës dhe “Zone Mobile”.

Kështu ka njoftuar Prokuroria përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo kontartë sipas këtij njoftimi thuhet se ka pasur vlerën rreth 450 mijë euro.

Gjatë aksionit të kontrollimit të shtëpive dhe lokaleve në Prishtinë, Pejë e Prizren, janë konfiskuar dokumente të ndryshme e mallra në vlerë rreth 30 mijë euro.

Pronari i këtij operatori ekonomik, F.A. dyshohet për veprën penale të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik dhe shmangie nga tatimi. Për shmangie nga tatimi dyshohet edhe A.P. nga Peja, pronar i kompanisë “Kompex”. Ai dyshohet edhe për dokumente të rrejshme lidhur me tatim. I treti i arrestuar është G.H. nga Prizreni. Pronari i kompanisë “Versacop” dyshohet për shmangie nga tatimi e dokumente të rrejshme lidhur me tatimin./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *