Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Arrestohet 21-vjeçari në Ferizaj pas publikoi video në TikTok duke dëmtuar me thikë pronën publike





Një i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt, kjo pasi dje në rrjetin social ‘’Tik Tok’’ në dy video incizime ishte duke provokuar me thikë dhe ka dëmtuar pronën publike, një shenjë vertikale të komunikacionit.

Në njoftimin e policisë thuhet personi me inicialet F.V, 21 vjeçar , ka shpërndarë në rrjetet sociale dy video incizime, njërin përpara Gjykatës Themelore dhe tjetrin në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.





Pasi është intervistuar nga ana e policisë, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal, dëmtim i pronës publike dhe ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *