Loading...

Saturday, November 27, 2021

Arrestohet gjakovari që bënte viza false për Slloveni





Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një aksioni në shtëpinë e një të dyshuari e ka arrestuar të njëjtin nën dyshimin se ka lëshuar leje qëndrimi sllovene të falsifikuara duke i marrë kështu njerëzve deri në 4500 euro.Aksioni ka ndodhur të mërkurën fshatin Novosellë në Gjakovë, ndërsa sipas policisë në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar para dhe leje qëndrimi sllovene të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Operacioni i kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse është kryer nën dyshimin për posedim të “dokumenteve zyrtare të falsifikuara” dhe kryerje te veprës penale “mashtrim” sipas kodit penal të RKS-së, nga personi i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.Ndërsa sipas policisë kjo është shifra e parave që iu gjetën në shtëpi.

“Gjatë realizimit të kontrollit/bastisjes në një dhomë të personit të dyshuar të lartcekur janë gjetur si prova materiale:Leje qëndrimi sllovene ( të dyshuara si të falsifikuar).
Transaksione bankare të ndryshme (në vlerë mijëra euro)
Para, Dy mijë e shtatë qind euro (2.700 euro), që dyshohet se janë marrë nga ankuesit.
Lidhur me rezultatet e kontrollit është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit provat material konfiskohen, ndërsa personi i dyshuar ndalohet 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”./Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *