Loading...

Thursday, December 09, 2021

BE i përgjigjet Kurtit: Nuk do të ketë proces të ri, por vetëm vazhdim të dialogut

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Bruksel, në prag të takimit të parë më presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.E gjithë agjenda, pritet të filloj në mëngjes e të përfundoj me konferencën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në orën 13:00.Derisa për Qeverinë e Kosovës takimi i nesërm nuk është dialog por takim për dialogun e ardhshëm, për Bashkimin Evropian ky nuk është dialog i ri, por vazhdim i dialogut.





“Në Kosovë tashmë kemi një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti. Presim angazhim maksimal nga ta. Ky nuk është një proces i ri, por vazhdim i dialogut që ka filluar në vitin 2011, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe në të cilin,” nënvizoi zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE Josep Borrell, duke shtuar se “të dy partnerët po shkojnë drejt një të ardhme evropiane”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Peter Stano.





Stano theksoi se presin që të dyja palët të mbeten të përkushtuara ndaj dialogut dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.Pritje të vogla nga dialogu ka profesori Richard Caplan i cili thotë se Kurti nuk e ka marrë seriozisht dialogun.





‘Unë kam pritje të vogla për dialogun pasi Kurti nuk e cilëson si çështje të rëndësishme për të. Takimi i nesërm është thjeshtë përgatitje për takimet e ardhshme që do të zhvillohen në të ardhmen. Vetëm dialogu mund të normalizojë raportet mes dy vendeve, dhe vetëm me normalizim vendet mund të arrijnë integrimet euroatlantike”, deklaroi Richard Caplan.Njohësi i çështjeve politike Arbër Fetahu thotë se në këtë takim Lajçak do të presë pritjet minimale nga palët për procesin e dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *