Loading...

Saturday, November 27, 2021

Befason Lladrovci: 70% e PDK-së në Drenas kanë qenë kundër meje nga 2016, por vendos Kryesia





Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shumica e degës së PDK-së në Drenas janë kundër tij.Dje Lladrovci zyrtarizoi kandidaturën për kryetar përkundër që dega e PDK-së në këtë komunë ka shpallur si kandidat Driton Ajvazin.

Dega e PDK-së ka zgjedhur Ajvazin si kandidat por që Lladrovci thotë se dikush tjetër vendosë kush do të kandidojë për kryetar, ashtu sic ka bërë më 2016-ën.





“70% e PDK në Drenas kanë qenë kundër meje nga viti 2016”, thotë ai.

Në vitin 2017 Lladrovci ishte kandidat nga PDK dhe fitoi zgjedhjet lokale. Ai thtoë se pret që përsëri të jetë kandidat pasi fjalën e fundit e ka Kryesia e PDK-së.





“Të gjithë e dinë se Kryesia vendos për kandidat të degës. Kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën.”, shtoi ai.

Zgjedhjet lokale mbahen në tetor të vitit 2021. Partitë politike ende nuk kanë zyrtarizuar kandidatët për komunën e Drenasit. Këtë komunë prej zgjedhjeve të para lokale pas luftës të vitit 1999 i fiton historikisht PDK





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *