Loading...

Sunday, December 05, 2021

Behgjet Pacolli: Miliona Euro Ia Kam Dhënë Arrogantes Mimoza Kusari-Lila





Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një intervistë për InfoPress ka thënë, se 90% ia ka kushtuar Gjakovës dhe Mimoza Kusarit, dukë lënë anash çdo gjë tjetër nëpërmjet investimeve marramendëse, që janë më tepër se miliona. Sipas të njëjtit prej sjelljes arr ogante të saj, janë bërë edhe largime nga AKR -jaIsh presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka akuzuar rë ndë ish zëvendësen e tij në AKR, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se ajo e ka qenë përfituese dhe se ka shfrytëzuar AKR-në si trampolinë.





Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, për Gazetën InfoPress, ka thënë se, nuk matet vlera e fushatave të Mimoza Kusarit vetëm me mjete financiare, ose para, pasi janë vlera më të ulëta sesa vlera emocionale.
“Vlera e investimeve në dy fushatat e Mimoza Kusarit, nuk kalkulohen vetëm me mjete ose para praktike të cilat janë vlera më të ulëta se vlera emocionale e njerëzve që kanë punuar në atë fushatë, energjia që është investuar, koha e shumë tjera”, tha ai.Pacolli ka theksuar se investimet e tij kushtuar Gjakovës dhe Mimoza Kusarit janë marramendëse, siç thotë ai, më tepër se miliona.





“Unë personalisht gjatë tërë kohës, 90% ia kam kushtuar Gjakovës dhe Mimoza Kusarit, dukë lënë anash çdo gjë tjetër. Këto të fundit janë investime marramendëse, më tepër se miliona. Unë fushatës së saj, i kam përkushtuar javë të tëra, e ju e dini se sa kushton dita ime. Fushatës së saj, nuk i ka munduar asgjë nga logjistika dhe përcjellja profesionale e mediatike”, thotë Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *