Loading...

Saturday, November 27, 2021

Behramaj: Ish-udhëheqësit e UÇK-së të ndihen me fat që Gërvalla nuk po mund t’ua ndalojë edhe ‘kafshatën e gojës’





Ish këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar ashpër pasi vajza e Jakup Krasniqit deklaroi se ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka ndaluar familjarëve të iu dërgojnë pako me gjëra elementare ish krerëve të UÇK-së në Hagë.Behramaj ka thënë se në vend që e tërë diplomacia të vihëj në shërbim për mbrojtjen e UÇK-së, Gërvalla bën edhe veprime të tilla.





“Në vend që Kosova tërë diplomacinë ta vinte në shërbim të mbrojtjes së luftës së UÇK-së, kryediplomatja Schëarz e ndaloi edhe shfrytëzimin e “postës” së MPJ-së për familjarët e ish-udhëheqësve të UÇK-së, e cila në këtë periudhë pandemike përdorej për plotësimin e kërkesave elementare të tyre. Në kundërshtim me çdo konventë të të drejtave të njeriut, familjarët e tyre ende nuk po i lejojnë as t’i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë’, shkruan Behramaj.





Po ashtu ai ka thënë se krerët e UÇK-së duhet të ndihen me fat që Gërvalla- Schwarz nuk ka mundësi të iu ndalojë edhe ushqimin.Athua mos duhet të ndjehen me fat ish-udhëheqësit e UÇK-së, që Donika Gërvalla-Schwarz nuk po mund t’ua ndalojë edhe “kafshatën e gojës”?”, shkruan Behramaj./Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *