Loading...

Saturday, November 27, 2021

Bërnabiq flet për përplasjen me Kurtin: Katastrofë për Serbinë!

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se për rajonin do të jenë katastrofë politikat që do të udhëhiqen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.Bërnabiq ka thënë për TV PRVA, se ajo çka ka ndodhur në Tiranë mes saj dhe Kurtit është hiç gjë në krahasim me qasjen që do ta ketë pala e Kosovës në të ardhmen në krejt takimet rajonale e evropiane.





Ajo thotë se udhëheqësit e Kosovës do të kërkojnë që në secilin dokument Kosova të shënohet Republika e Kosovës.Sa për takimin e së martës mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, shefja e Qeverisë në Beograd tha se pala e tyre s’pret asgjë që të ndodh.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *