Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Besnik Bislimi thotë se Vuçiqi i ofendoi në gjuhën serbe gjatë bisedimeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin në Bruksel mes palës kosovare dhe serbe ka pasur ofendime nga kjo e fundit.Në Deskun e KOHËS, Bislimi ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka ofenduar herë pas here dhe ka folur në gjuhën serbe, e që për këtë i është tërhequr vërejtja nga zyrtarët e BE-së.





“Ka pasur ofendime dhe provokime nga vuciq. Nga pala serbe vetëm Vuçiq ka qenë aktiv, pjesëmarrësi tjetër që për ne ka qenë befasi sepse në protokoll ka qenë se do ishte kryenegociatori Petkoviq dhe në momentin e fundit është ndërruar me ministrin e Punëve të Jashtme, që për ne ka qenë indikator se Serbia në bisedime me Kosovën vjen me ministrin e Jashtëm.





Vuçiqi kur e humbte toruan fillonte të flasë në gjuhën serbe dhe të ofendojë, i kemi tërheqë disa herë vërejtjen edhe pala lehtësuese se gjuha zyrtare është gjuha angleze, kemi cekë se përpjekjet e tij janë për të nxitur ndonjë provokim., por pas gjysmës së bisedimeve kur e ka pa që janë të kota, ka ndryshuar qasje” ka thënë ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *