Loading...

Wednesday, January 26, 2022

‘Çartet’ Vuçiqi para takimit me Kurtin, për Kosovën del edhe kundër fuqive botërore





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.Ai para takimit me Kurtin përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilin e transmetojnë mediat serbe, thotë se nuk ka fuqi që mund ta shtyjë atë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.Siç transmetojnë mediat serbe, ai ka thënë se është i shqetësuar për Manastirin e Deçanit.

“Për ata që presin se do të firmosim pavarësinë e Kosovës, mund të them se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Jam i shqetësuar për Deçanin (Manastirin v.j.), shpresoj se nuk do të shkojë në mendje asnjë aksion pushtues,.

Kur dikush ëndërron se ka shtet, e nuk e ka, më pas shpik vula të ndryshme. Mendojnë se janë shumë të fortë, por këtë ua ka mundësuar ish-pushteti (i Serbisë v.j.). Le të tregohen të dhunshëm, kjo tregon për dobësitë e tyre. Kanë treguar se sa janë nervoz dhe se nuk dinë çfarë të bëjnë me veten. Nuk ka fuqi që mund të na shtyjë të bëjmë diçka kundër interesave tona vitale”, ka shkruar Vuçiq.





Leave a Reply

Your email address will not be published.