Loading...

Thursday, December 09, 2021

Çfarë ka ndodhur me 32 mijë nxënësit që nuk kanë pasur qasje në mësimin online? Flet Arbërie Nagavci

Është duke u mbajtur seanca në Kuvendin e Kosovës, ku temë diskutimi është organizmi i arsimit në të gjitha nivelet me situatën e pandemisë Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.





Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha i është drejtuar ministres së Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavcit se çfarë ka ndodhur me 32 mijë fëmijët të cilët nuk kanë pasur mundësi të qasen në mësim në semestrin pranveror.





“Kujtojmë se kanë qenë 32 mijë fëmijë të cilët nuk kanë pasur qasje në mësim në semestrin pranveror gjatë vitit 2020. Pyetja është se çfarë ka ndodhur me këta fëmijë? A e keni ndjekur vitin shkollor 2021 të njëjtin, nëse po si ka qenë e mundur kjo, nëse jo çfarë ka ndodhur me këta fëmijë?”, ka pyetur Hoxha.





Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arberie Nagavci e cila fillimisht ka kundërshtuar deputeten e PDK-së duke i thënë se janë më pak se 10 mijë fëmijë që nuk kanë vijuar mësimin.

“Nëse ju dëgjova mire thatë se më shumë se 32 mijë nxënës nuk kanë vijuar mësimin, kjo nuk qëndron pasi janë ma pak se 10 mijë fëmijë që nuk kanë vijuar mësimin për arsye të ndryshme dhe ne kemi filluar punën dhe unë mund ti ndaj me shënime të sakta për të gjitha ofrimin e pajisjeve që është bërë në bashkëpunim me organizatat tona partnerë edhe si ministri por edhe në ndihmën e mësimdhënësve në trajtime dhe forma të tjera të këshillimit që mësimdhënia të jetë sa më efektive”, ka thënë Nagavci.

Ajo gjithashtu nuk ka përjashtuar se ka ende më shumë për tu punuar që mësimdhënësja në distancë të jap më shumë rezultate të mira. /Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *