Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Cilët zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë pritet t’i vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë?

Një delegacion prej tre zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë pritet ta vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Hagë javën tjetër.Nga 15 korriku ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës presin vizitorë nga Kosova.





Këta vizitohen në baza mujore nga tre familjarë të tyre, vizitë kjo që zgjatë tre ditë.Të gjitha shpenzimet e tyre mbulohen nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë.Prej gjithë të paraburgosurve, katër familje janë që udhëtojnë më së shpeshti ndërsa familjarët e ngushtë janë vizitorët e rregullt.





Përveç familjarëve, këtë muaj të paraburgosurit në Hagë pritet që t’i vizitojnë edhe zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë.Kjo vizitë realizohet pas disa kërkesave që ka bërë ky dikaster drejtuar Dhomave të Specializuara për t’i vizituar të paraburgosurit në Hagë.Por kush do të jetë pjesë e këtij ekipi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *