Loading...

Thursday, December 09, 2021

Çollaku: Marrëveshja pa njohje, opsion i rrezikshëm për Kosovën

Bekim Çollaku që ishte këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, thotë se procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, patjetër duhet të përfundojë me njohje reciproke mes të dyja palëve.Referuar deklaratave të fundit të emisarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, se SHBA mbështet modalitet të marrëveshjes, edhe pa njohje, Çollaku thotë se çdo epilog tjetër i këtij procesi, përveç me njohje, do ishte i dëmshëm për Kosovën dhe jo vetëm.





”Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, patjetër që duhet të përfundoj me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”.”Çdo epilog tjetër i këtij procesi do të ishte i dëmshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë stabilitetin në Ballkanin perëndimor. SHBA mbetet partner i pazëvendësueshëm në këtë proces.





BE në anën tjetër është ndërmjetësuesi formal i këtyre negociatave, që synim ka arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy shteteve. Si përfundim, duhet të jemi të vetëdijshëm se BE dhe SHBA duan marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe pranueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.





”Por, nuk janë ata që përcaktojnë përmbajtjen e marrëveshjes dhe kompromisin eventual”.”Prandaj, atyre nuk iu pengon edhe skenari i arritjes së një marrëveshje e cila nuk rezulton me njohje reciproke për aq kohë sa dy palët pajtohen. Por ky opsion është tepër i keq dhe i rrezikshëm për Kosovën. Duke qenë i tillë, nuk duhet të merret në konsideratë fare”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *