Loading...

Thursday, December 09, 2021

Çun Lajçi reagon ashpër ndaj fansave të VV-së: Pse po me ofendoni, çka m’u turrët…

Aktori i njohur, Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët thotë se e ofenduan.“Juve po iu pëlqen kur po ua nxjerri t’pa lamet Enverit e Ramushit, prandaj duroni edhe kur t’shkruej për gabimet e Albinit, se kurkujt s’ia thej qafën për lavdat tueja e titujt pa grada!”, ka shkruar Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:





A po m’tregoni ju fansat e VV-së.Çka m’u turrët për nji shkrim (mendim), për Kryeministrin tim-tuejin?
A veç me lavdërua duhet, për me m’thanë ju, se sa i madh jam!Dhe Pse duhet me m’ofendua, kur unë e them ate që e lexoj ( nisoj si ju ) n’internete, për t’bamat e partisë që s’dukën t’mira?





Unë jam votues i tij, si ju, por jo i partisë, që t’ia lëmoj setrën e qehren.Juve po iu pëlqen kur po ua nxjerri t’pa lamet Enverit e Ramushit, prandaj duroni edhe kur t’shkruej për gabimet e Albinit, se kurkujt s’ia thej qafën për lavdat tueja e titujt pa grada!Jam artist që gaboj, por s’hesht kur shoh diçka që s’më pelqen!M’leni rehat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *