Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Çun Lajçi ‘thumbon’ Daut Haradinajn: “Rri n’Marigona Rezidencë, se tybe n’Zotin s’u bane kryetar”





Ҫun Lajҫi në një postim të tij në Facebook ka kritikuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Thotë se vetë Haradinaj na ka mashtruar disa herë për Çakorrin.Ndërsa tani, Lajҫi shkruan se ‘Dauti paska shkrua: Nëse Ramushi e merr Prishtinën (demek nëse m’bani mua kryetar komune)i kthen tokat e Malit t’Zi’.Ai pyet se cilat toka do me i kthy, ato që i bleu për 3.50 cent apo ato që i fali kur u bë kryeministër.





Ai shkruan tutje se nuk do të bëhet Daut Haradinaj kryetar komune, pasi vëmendjen e kanë tek arkitekti.Postimi i plotë:Prap me rrena!Njiherë na luti neve rugovanave, me votua për kryeministër.– E mira na tha e ka t’mirën. Ju mua votat, unë juve Çakorrin!





U mashtruem dhe e votuem. Ai u ul n’fotele, Çakorri shkoi n’Mal t’Zi!S’dyti prap e rrehi tupanin: Me votoni për President, n’daçit m’ua kthye Çakorrin!– Neve na dogji çorba herën e parë, e i frymë kosit herën e dytë!Tash Dauti paska shkrua: Nëse Ramushi e merr Prishtinën (demek nëse m’bani mua kryetar komune)i kthen tokat e Malit t’Zi!





Cilat toka don me i kthye?Ato që i bleu për 3 euro e 50 cent, apo këto që i fali kur u ba Kryeministër?Jo more! Le t’rrinë tokat ku janë, e ti rri n’Marigona Rrezidencë, se tybe n’Zotin s’u bane kryetar, me sa po bahet Gucia Shqipni!Jo, s’po pimë çorbë ma, veç kos e kjumsht po pimë, prej tutës mos po na digjën buzët!Arqitektit ia kemi vu synin, se ky s’po premton as toka as detna!





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *