Loading...

Thursday, December 09, 2021

Daçiq: Serbia nuk do të lejojë pushtimin ushtarak të veriut të Kosovës





Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq u pyet sot rreth një teme që kishte të bënte me armatosjen e Ushtrisë së Kosovës nga Perëndimi.Daciq tha se Serbia nuk do ta lejojë, siç e quajti ai, pushtimin ushtarak të veriut të Kosovës.





“Ne kemi paralajmëruar hapur se çdo ndryshim i situatës në terren do të thotë që marrëveshjet e nënshkruara nuk janë më të vlefshme, Serbia nuk do të lejojë pushtimin ushtarak të Veriut të Kosovës.Është e qartë për të gjithë se çfarë do të thotë kjo. Të gjithë janë të vetëdijshëm se nxitja e konflikteve të reja do të ishte fatale”, tha ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *