Loading...

Sunday, November 28, 2021

Daçiq: Vuçiq asnjëherë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës

Kreu i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, para seancës kuvendore kushtuar Kosovës deklaroi se ka subjekte politike që nuk mund të kuptojnë se ka ndarje në çështje të ndryshme, por për çështjet më të rëndësishme si është Kosova duhet të ketë unitet shtetëror dhe stabilitet politik, transmeton “Bota Sot”.





Daçiq tha se është shumë vështirë të arrihet konsensusi. “Për fat të keq ka subjekte politike që nuk mund të kuptojnë ndarjet, por për çështjet më të rëndësishme si është Kosova duhet të ketë unitet shtetëror dhe stabilitet politik”.Ai njoftoi se Vuçiq dje zhvilloi takim me subjektet jo-parlamentare pa ndërmjetësues me kërkesën e tyre.Subjektet patriotike, sipas vlerësimit të tij, kanë qëndrim që nuk duhet të ndryshojë rrteh çështjeve kombëtare.





“Në këtë kuptim u arrit pajtimi dhe u konkludua se takimet e rregullta konsultuese japin forcë të veçantë politike krahas seancës së sotme kuvendare”, tha Daçiq.Ai tërhoqi vërejtjen se në dialogun për Kosovën nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket peshës së situatës.





“Sfidat kanë mbetur të njëjta, mbase janë më të forta, presionet gjithnjë më të rënda, nga ne kërkohet gjithçka e nuk na ofrohet asgjë”, tha Daçiq dhe shtoi se Vuçiq për këtë kërkoi t’iu adresohet deputetëve rreth peshës së situatës.Ai është i bindur se Vuçiq nuk do iu nënshtrohet presioneve, se asnjëherë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, por do të bëjë gjithçka që të ruhet paqja dhe të arrihet kompromisi.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *