Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Daka i drejtohet Vjosa Osmanit: Akuzat tua janë të pabaza e të pavërteta





Ish kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në një konferencë për media i është drejtuar, presidentes, Vjosa Osmani nga e cila u shkarkua nga posti i të parës së KQZ-së të hënën.Daka ka thënë se akuzat që i janë bërë nga Osmani janë të pabaza dhe të pavërteta.





Ajo po ashtu ka thënë se vendimet në KQZ nuk merren vetëm nga një person por me votat e të gjithë anëtarëve.
“Rruga ligjore e ndjekur nga unë dhe shumica e anëtarëve të KQZ-së është konfirmuar nga dy institucione nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme.Të akuzohem vetëm unë i bie se të gjitha vendimet e KQZ-së janë marrë vetëm nga unë dhe jo nga 13 anëtarë të këtij institucioni.





Zonja presidente kjo është një e pa vërtet e madhe.KQZ-ja i ka vendosur edhe ata votues të cilët nuk kishin ditur të aplikonin.Sa për informim të presidentes vendimet në KQZ nuk merren vetëm nga unë dher të gjitha janë marrë edhe me aprovimet e institucioneve tjera në përputhje me ligjin”, ka thënë ajo./Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *