Loading...

Sunday, January 23, 2022

Data për zgjedhjet lokale, Osmani takon Kurtin, Hoxhajn, Abdixhikun dhe Tahirin





Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të takojë liderët e partive politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve lokale që mbahen në vjeshtë.Së pari, Osmani do të takohet me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga ora 13:00, ndërsa pas tij me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Nga ora 16:00, Osmani pret kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe në nga ora 17:00 me përfaqësuesin e AAK-së, Besnik Tahiri.Takimet do të jenë të mbyllura.Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *