Loading...

Saturday, November 27, 2021

Daut Haradinaj: Pikërisht në kohën ku ishte një gjendje kritike, përse nuk u lirua Ukshin Hoti por Albin Kurti?

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se është legjitime të pyetet se përse Albin Kurti u lirua nga Presidenti i Serbisë në mesin e 2 mijë e 200 të burgosurve.





Haradinaj në kanal10 është pyetur për atë se çfarë kishte deklaruar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, për liderin e VV’së Albin Kurti, nëse ky i fundit është agjent i Serbisë.Haradinaj ka thënë se përderisa edhe Kurti atakon eminentë të kohës së luftës, edhe të tjerët kanë të drejt të të pyesin, sepse ai nuk është i amnistuar nga populli.





“Pyetja ishte shumë e thjeshtë. Ku është Ukshin Hoti? Pse u liruat vetëm ju me amnisti presidenciale në mesin e 2 mijë e 200 të burgosurve, kjo duhet sqaruar”, ka thënë Haradinaj.

“Pikërisht në kohën ku ishte një gjendje kritike, përse nuk u lirua Ukshin Hoti por Albin Kurti?”, ka thënë tutje Haradinaj.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *