Loading...

Saturday, November 27, 2021

Deklarata e Lajçakut për viza, avokati Koci reagon ashpër ndaj politikanëve: Marre ju koftë bre …





Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar sot për liderët e Ballkanit se “nëse nuk i besojnë BE-së, le të shkojnë diku tjetër”.Këtë deklaratë të Lajçakut e ka komentuar avokati Arianit Koci. Ai ka thënë se evropianët do të vazhdojnë të shantazhojnë Kosovën me rend, derisa kjo e fundit t’ua miratojë çdo kërkesë të tyre.Avokati për këtë ka fajësuar politikanët e Kosovës, të cilët i ka quajtur “analfabetë pa dinjitet”, përcjell Bota sot.





Reagimi i Kocit në Facebook:Lajçaku kur pyetet se a duhet besuar BE-së për liberalizimin e vizave: Nëse jo, shkoni diku tjetër.Kjo është qasja “konstruktive” e evropianëve. Ja u merr mendja që nuk kemi ku shkojmë.Do të vazhdojnë të na shantazhojnë në këtë mënyrë të gjithë rend, derisa e miratojmë çdo kërkesë të tyre.E në këtë derexhe na kanë sjellë politikanët tanë analfabet dhe pa dinjitet.Udhëheqjen e shtetit e kanë kuptu vetëm si mjet për gëzimin e privilegjeve.Marre ju koftë bre yesmen-a!





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *