Loading...

Saturday, January 22, 2022

Deklarata tronditëse e ish gjyqtarit Simons: EULEX-i joshte kosovarët për të dëshmuar rrejshëm

Ish gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, me 3 qershor i ka nisur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, një dokument prej 25 faqesh të dëshmisë së tij për skandalet e pretenduara nga ai të kryera nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë.





Ai në raportin tij ka treguar edhe për sipas tij joshjen e dëshmitarëve që bënte EULEX-i për t’i dërguar të jetojnë në shtetet e ndryshme të Evropës, në mënyrë që të dëshmonin rrejshëm.

“Shumë dëshmitarë të prokurorisë, disa prej të cilëve ishin nën masa të mbrojtjes, pohuan që EULEX-i iu kishte premtuar atyre dhe familjeve të tyre që do të zhvendoseshin në një shtet evropian nëse ofronin prova për prokurorinë. Në disa raste, këto raporte keqpërdoreshin. U bë ftesë për falsifikimin e provave dhe për gënjeshtra”.





“Stimulimet tërheqëse që ishin në ofertë për dëshmitarët, pashmangshëm do të rezultonin me gënjeshtrat e dëshmitarëve në mënyrë që ta siguronin një jetë më të mirë për veten e tyre dhe për familjet e tyre”.Ndërkohë në komunikimet mes gjyqtarëve sipas Simmons, njëri nga të akuzuarit në rastin “Drenica”, ishte cilësuar si “kafshë”.





“Gjatë fazave të hershme të gjykimit hëngra darkë me gjyqtarët Seilicki dhe Adamska në një restorant në periferi të Prishtinës. Gjatë takimit gjyqtari Sielicki i përshkruajti të pandehurit në Drenicë si “kafshë” dhe shqiptarët si “të lindur”.Ai po ashtu ishte shprehur me fjalët se po t’i dënonte të pandehurit, do të mund të punonte kudo brenda sistemit të BE-së.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *