Loading...

Saturday, November 27, 2021

Deliu: Qeveria Kurti i ka mashtruar qytetarët gjatë fushatës, ka dështuar t’u ofrojë përkrahje

Qeveria Kurti 2 po bën gati 100 ditë në detyrë.100 ditëshin e parë të qeverisë Kurti po e shohin me skepticizëm partitë opozitare.Ato kritikojnë se nuk ka bërë asgjë në këtë 100 ditë dhe ka dështuar në shumë segmente.Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, tha për dokumentarin “Expose” se kjo Qeveri ka dështu të ofrojë përkrahje për qytetarët e Kosovës.





“E para, ne e kemi qartësu tashmë shumë herë, se kjo Qeveri ka dështuar të ofrojë përkrahje dhe mbështetje për qytetarët e Republikës së Kosovës. Qytetarët janë duke e vërejtë mashtrimin e madh që e kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore, të cilat nuk janë zbatuar fare në planin qeverisës i cili edhe ashtu ka ardhur me vonesë. Anulimi i Pakos së Rimëkëmbjes është vendimi më i dëmshem që kjo qeveri e ka bërë për qytetarët e Kosovës, që kanë nevojë për mbështetje.





Dështimi i qeverisë për të siguruar një kontratë për vaksinim, ka shumë pikëpytje të mëdha në këtë proces, nepotizmi, shkarkimi arbitrar i personave që janë në pozita kushtetuese, rasti i znj. Daka shpërfaq më së miri qasjen e kësja qeveri e cila do të shkatërroj gjithcka dhe do që historia politike e Kosovës të filloj me Lëvizjen Vetëvendosje”Tujte Deliu tha se qasja e Qeverisë në raport me dialogun është një prej premtimeve që i ka shkelur Albin Kurti.





“Qasja e qeverisë në raport me dialogun është prej premtimeve më të rënda që i ka shkelur Albin Kurit, ju jeni dëshmitar të deklarimeve që i ka dhënë Albin Kurti në raport me të pagjeturit, mendoj se është shkelje e rëndë që është bërë familjeve të pagjeturve, ai ka thënë se nuk do të shkoj të dialogoj pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit, mendoj që është dëmtimi më i rëndë që Albin Kurti e bënë me këto kategori që ende presin që familjarët e tyre do të kthehen në Kosovë”Deliu thotë se kjo qeveri ka një qasje shpërfillëse ndaj mediave dhe shoqërisë civile.





“Po e them se do të jeni edhe vet të bindur, këtyre viteve të fundit nuk kam parë një qasje më shpërfillëse ndaj mediave dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët e kanë parë që nuk është ai Albin Kurti që ka ndërtuar kultin për 10 vite të opozitarizmit. Po e them janë për keqardhje të gjitha këto vendime dhe çdo ditë do të ketë pakënaqësi dhe revoltë të qytetarëve . Ajo do të rritet shumë sepse po flasim për dike që ka rritur pritshmëritë me ide të paqena, ndërsa sot po e shohim se nuk e kanë as idenë si të qasen me problemet që ka vendi që janë shumë të mëdha” tha Deliu për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *