Loading...

Sunday, December 05, 2021

Deputetët e të gjitha partive opozitare mblidhen në bregdet për inaugurimin e një hoteli luksoz

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës janë bërë bashkë në Golem të Shqipërisë këtë fundjavë.Reporteri ka siguruar fotografi nga atje, teksa shihet lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.





E nga partia më e madhe opozitare, PDK’ja, mori pjesë ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj dhe ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku.Ndërsa nga LDK’ja të pranishëm ishin deputeti Agim Veliu, Besian Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.Mësohet se arsyeja e mbledhjes së figurave të njohura të politikës kosovarë ishte inaugurimi i një hoteli luksoz.





Pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.
PDK, LDK dhe AAK mbeten partitë opozitare në Kuvend, derisa Nisma dhe PSD mbesin parti opozitare jashtë Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *