Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Deputetët heqin përfundimisht monopolin në homologimin për vetura





Pas marrjes së vendimit për largimin e homologimit për veturat që vijnë nga shtetet e tjera në mbledhjen e Qeverisë, deputetët kanë marr vendim që të miratojnë vendimin e Qeverisë dhe përfundimisht kanë hequr monopolin.Me propozim të ushtrueses së detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari Lila, deputetët e kuvendit me 70 vota për dhe asnjë kundër miratuar propozimin për heqjen e monopolit në homologim të veturave, shkruan Gazeta inFokus.Pro heqjes së monopolit, pos partisë në pushtet, kanë qenë edhe partitë tjera.





Partitë opozitare kanë kërkuar që të heqin edhe barrierat tjera të importit të veturave. LDK ka përkrahur plotësim ndryshimin e ligjit për automjete. “LDK kërkon që plotësim ndryshimi i këtij ligji të jetë rrënjësor, të hiqet monopoli dhe akciza tepër e lartë”, ka thënë deputeti Besjan Mustafa në emër ë LDK-së.Mërgim Lushtaku në emër të PDK ka kërkuar që të bëhet plotësim ndryshimi i tërësishëm të këtij ligji.Edhe AAK u shpreh pro plotësim ndryshimit e këtij ligji.





Pas marrjes së vendimit në Qeveri, kryeministri Kurti pati thënë: “filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”./Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *