Loading...

Sunday, December 05, 2021

Deputeti i LVV-së kërkon hetime e burgim për anëtarët e bordit të RTK-së

Valon Ramadani, deputet nga radhët e LVV-së, ka thënë se vetëm shkarkimi i bordit të RTK-së nuk mjafton, duke thënë së aty ka pasur aq shumë keqpërdorime se disa anëtarë të bordit jo vetëm që duhen shkarkuar por duhet të shkojnë në burg, shkruan Gazeta Infokus.Ai këtë e ka thënë nëpërmjet një statusi në Facebook, duke thënë se shkarkimi është vetëm hap i parë, i cili duhet pasuar nga hetime të thella nga ana e prokurorisë.





Postimi i tij i plotë:“Bordi i RTK-së do të shkarkohet, por ky duhet të jetë vetëm fillimi. Aq shumë keqpërdorime e abuzime ka pasur aty, saqë shkarkimi është pak. Megjithatë, ky shkarkim është i nevojshëm për t’i hapur rrugë komisionit hetimor dhe Prokurorisë për hetime të thella. Disa udhëheqës aty nuk duhet vetëm të largohen nga puna, por edhe të shkojnë në burg!





RTK-ja do të reformohet, dhe siç kemi thënë edhe më parë, ajo fillimisht duhet të çlirohet!
Komisioni për Media është duke shqyrtuar rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.
Kryetarja e Komisionit, Doarsa Kica-Xhelili i ka rekomanduar anëtarëve të komisionit që të iniciohet shkarkimi i anëtarëve të Bordit sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere”, ka shkruar Ramadani në Facebook./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *