Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Deputeti i pozitës, Karameta me kritika ndaj Arben Vitisë: Jo lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, por jo as 60€ për mantelbardhët

Deputeti nga Ferizaj, i Listës “Guxo”, Burim Karameta ka shprehur pakënaqësi me vendimin e fundit të Qeverisë për ndarjen e 60 euroeve për mantelbardhët.Ai ka kritikuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia.“I nderuar z. Vitia, mbase jeni lodhur, mbase ju ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore, por që duhet të definonit pozicionet e tua politke kjo s’ka dyshim.

Një veprim i tillë nga ana juaj duhet ndërmarrë, ngase në të kundërtën do të dobësoheshit akoma më shumë në vendimmarrje që përkojnë me nevojat qytetare”, ka shkruar ndër të tjera Karameta.Letër e hapur ministrit VitiaJo lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, por jo as 60€ për mantelbardhët. Edhe 600€ po të ishin, nuk do të ishin të mjaftueshme. Mjekësia, mjekët, infermierët dhe i tërë personeli mbështetës, meritojnë përkrahje dinjitoze e identitare.

I nderuar z. Vitia, mbase jeni lodhur, mbase ju ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore, por që duhet të definonit pozicionet e tua politke kjo s’ka dyshim. Një veprim i tillë nga ana juaj duhet ndërmarrë, ngase në të kundërtën do të dobësoheshit akoma më shumë në vendimmarrje që përkojnë me nevojat qytetare.

I nderuar Ministër, ndonjëherë mbështetjen dhe mbrojtjen për tjetrin mund t’a japim për asye të respektit ndaj marrëveshjeve dhe besnikërisë, siç e kemi bërë në rastin tënd kur ishit pak vonë me vakcinat, shumë të vonshëm me insulinat (për diabetikët), e mbase tash vonë edhe me heparinat dhe eritropoetinat (per pacientë në dializë).

Pra, tani mjaftë është mjaftë!!!Më as për hatër të besnikërisë nuk do t’i dalë në mbrojtje gjërave që janë në dëm të qytetarëve.Gjithashtu, z. Vitia, nuk lejoj dhe në fakt nuk do të duhej as ti të lejosh që mantelbardhët, apo thënë më saktë, kolegët e tu dhe të mi, të trajtohen kështu siç jeni duke i trajtuar ju. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshën tënde, ata kanë nevojë t’u paguhet haku, hak i cili është i qullur në djersë e mund, për të mirën dhe shëndetin e qytetarëve.

Edhe një arsye se përse duhet të ikni nga ministria e të fokusoheni në Prishtinën, është se ju nuk kishit zotësinë për t’i bindur apo krijuar mentalitet human kolegëve tuaj nga Ministra e Finacave, që të tillët të reflektonin humanitet ndaj mjekëve e mjekësisë në përgjithësi, pra të dalin nga gëzhoja e të menduarit vetëm aritmetik. Nuk e di përse, por kësaj radhe qeverisëse shumë herë nuk arritët t’a përballonit as presionin, e të qëndronit në kreativitet e punët tuaja të përditshme.Z. Ministër, merru me Prishtinën, është shumë të qëndrosh deri në tetor aty!

Nuk jam këtu për të shkruar vetëm dështimet e tua, e di që ke bërë edhe shumë punë të mira, e disa janë në proces e sipër, por tani nga ti kërkohet diç tjetër.I nderuar z. Vitia, nga pak gjëra që ua kam lakminë është guximi yt për të kërkuar falje. Andaj, merr guximin dhe kërko falje qytetarëve e mantelbardhëve, sepse kështu sadopak do të çliroheshit ju dhe mbase do të ngjallësh përsëri shpresën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *