Loading...

Monday, January 24, 2022

Deputeti i Vetëvendosjes i përgjigjet Milaim Zekës, e quan mashtrues dhe shantazhues

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica në Komisionin për Buxhet dhe Transfere ka përmendur 30 emra të cilët sipas tij kanë lidhje familjare me ish zyrtar politike dhe janë punësuar në RTK.Në mesin e atyre emrave, Korenica ka përmendur edhe gazetarin Milaim Zeka, baxhanakun e tij dhe gruan e tij.





“Pagë të dyfishtë në RTK, vitin e kaluar dhe këtë vit kanë marrë: Drejtoresha e Financave, Adelina Valla Hyseni dhe Udhëheqësi i Administratës Erzen Këpuska. Pagë nga RTK merr edhe Milaim Zeka, bashkëshortja e Milaimit si dhe baxhanaku i Milaimit (burri i motrës se gruas)”, ka thënë Korenica.Pas këtyre deklaratave ka reaguar Milaim Zeka i cili Korenicën e ka quajtur taliban të VV’së.





“Prap paska hanger mut Visar Korenica! Ky eshte deputet i sektit te VV-se. Kohe me pare pati bere thirrje per zhduken e Izraelit. Dje paska fole per RTK-ne. Dhirjen e tij gojore, paska permendur emrin tim, dhe te baxhanakut tim. Madje, edhe te gruas time.





Po i them ketij talibanit te VV-se, se 40 vite pune i kam ne gazetari. Aq sa ke qime ne ftyen tende te paftyre, aq emisione televizive kam bere neper gjitha televizionet e botes. Gruaja ime 25 vite gazetari. Dy magjistratura nderkombetare, kurre ne pune te shtetit s’ka mujte me hi, sepse burri i saj nuk ashte legen sikur ti, qe secili qe qohet nga VV-ja, i fshin qyrrat mbi ty”, ka shkruar Zeka.Deputeti i Vetëvendosjes në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se Zeka është mashtrues dhe ju ka ndihmuar qytetarëve të Kosovës për të ikur nga Kosova.





“Çka mej than unë Milaimit? Nuk është diçka e re për to. Si Milaimi unë në jetën teme nuk kam mashtru as me pasaporta e hiq më pak mej mashtru për mej nimu me lshu vendin, siç ka bo Milaimi. Që ska lanë asnjë politikan pa shantazhu dhe vend pa përfitu. Unë mendoj që ka ardh koha kur mund të shantazhosh emisionet publike nga dallavegjinjtë ordiner si Milaim Zeka”, ka thënë Korenica për inFokus.Gjithashtu ai ka thënë se nuk duhet me u marr me njerëz dashakëqij të këtij vendi. /Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *