Loading...

Sunday, December 05, 2021

Deputeti i VV-së merr vaksinën anti-Covid, i kundërpërgjigjet Haxhiut të PDK-së





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, është imunizuar me vaksinën anti-Covid-19.Ai ka njoftuar se është vaksinuar sot, derisa ka siguruar qytetarët se ka vaksina të mjaftueshme dhe të sigurta për ta luftuar pandeminë.

Basha i është kundërpërgjigjur deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se disa nga vaksinat e dhuruara nga Norvegjia nuk kanë afat përdorimi. Basha e ka quajtur të turpshme dhe të gërditshme, “propagandën”, kundër vaksinës.





“Vaksina ka mjaftueshëm, janë të sigurta, dhe forma më e mirë për me luftu pandeminë dhe me shpëtu shëndetësinë dhe ekonominë. Çdo propagandë kundër vaksinës që synon me përçu frikë te qytetarët është e turpshme dhe e gërditshme, aq më shumë kur vjen nga një zyrtar publik. Faleminderit stafit shëndetësor për punën dhe organizimin e mrekullueshëm!”, ka shkruar deputeti i VV-së, në një postim në Facebook.

Deputetin e PDK-së, dje e ka demantuar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se të gjitha vaksinat nga Norvegjia kanë afat përdorimi.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *