Loading...

Saturday, November 27, 2021

Deputeti Karameta: Me VV-në garojmë bashkë në Ferizaj, ka tendenca nga disa për Iniciativa!

Lista “Guxo” do të garojë së bashku me Lëvizjen “Vetëvendosje” në Ferizaj, për zgjedhjet lokale. Kështu ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Burim Karameta.Karameta ka thënë se ka tendenca për të formuar iniciativa qytetare nga të vetashtuquajturit “zv/ministra”.





“Nuk është e vërtetë. Ne do të garojmë bashkërisht me Vetëvendosjen, ashtu siç jemi dakorduar. E them se ka tendenca për të formuar iniciative qytetare… Gjithçka tjetër është jashtë konditave për revolucionin për të cilën kemi marrë pjesë në zgjedhjet nacionale.





“Lista “Guxo” në Ferizaj qëndron siç është ndër më të forta në nivel nacional dhe ndërsa lëvizjet eventuale janë të patrajtueshme për to… të pakënaqurit që s’kanë marrë pozita në qeveri”, është shprehur ai.Mirëpo burime të Korrekt Press mësojnë se pjesa më e madhe e antarsisë së Listës Guxo në Ferizaj kanë vendosur se do ta krijojnë iniciativën qytetare për të garuar e vetme për asamblen komunale në zgjedhjet e 17 tetorit në Ferizaj.





Korrekt Press mëson se Lista Guxo në Ferizaj do të dalë me listë të veten per asamble, kurse sa i përket kandidatit për kryetar të Komunës së Ferizajt, do ta përkrahin kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadanin.Dy deputetët e Listës Guxo nga Ferizaj, Burim Karameta dhe Ekrem Mustafa, kanë kundërshtuar këtë iniciativë, duke insistuar që të garojnë me një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *