Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Dëshmitari: Më dhanë çokollatë, më ranë bo,ks dhe ma shtinë thesin në krye

Dëshmitari i parë i cili po dëgjohet në rastin e Salih Mustafës, deklaroi para Dhomave të specializuara për momentet e ndalimit të tij në afërsi të fshatit Zllash.Ai tha se ishte ndaluar nga dy persona me uniforma dhe ar,më të shkurta, përderisa një veturë kishte ardhur për t’i marrë. Në atë veturë, sipas dëshmitarit ishin dy persona, njëri nga ta me kapele të kuqe.Ai tregoi se si fillim dy personat me teshat me lara, i kishin dhënë një çokollatën përpara se t’i vendosnin thesin e zi në kokë.





“Ma dhanë çokollatën, m’ka ra bo,ks në k,ry edhe ma ka shti ni thes të zi në kr,ye, ma s’kanë fol kurgjo me mu, veç me kanë thanë këna met dhanë çokollata sa të shkojmë atje”, tha dëshmitari.Dëshmitari shtoi se pasi kishte hyrë në veturë kishte shkuar në një dhomë të ndalimit.“Pas nja 10 minutave, kemi shku aty, me kanë shti në atë dhomën”, tha dëshmitari.Ai vazhdoi me deklarimin e tij për momentet kur u rra,h nga këta persona.





“Kur jam shku te dera, ma kanë hi shkelem dhe jam rrzu, pastaj janë ardhë do tjerë dhe m’kanë marrë e m’kanë qu në një vend tjetër jashtë, u kanë ftoftë edhe m’kanë rre,h”, tha dëshmitari.Pak para se të niste dëshminë e tij, dëshmitari anonim për publikun, u betua para Dhomave të Specializuara për deklarim të së vërtetës.Kjo është seanca e dytë gjyqësore në rastin e ish komandant Calit.





Ai po akuzohet në cilësinë e eprorit të njësitit BIA, për ndalim arbitrar, torturë dhe vra,sje të paligjshme. Sipas aktakuzës njësiti BIA kishte 500-600 anëtarë, të cilët vepronin kryesisht në zona të mëdha urbane si Prishtina dhe Obiliqi dhe përreth këtyre zonave, si dhe në rajonin e Gollakut në të cilin ndodhet fshati Zllash.Ky njësit sipas prokuroreve të specializuar vepronte në një kompleks në Zllash që përfshinte një numër ndërtesash e përdorej si vendstrehim të sigurt dhe si qendër ndalimi dhe marrjeje në pyetje.Prokuroret e specializuar pretendojnë se komandant Cali së bashku me pjesëtaret e tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash.





Në aktakuzë përshkruhet se personat e ndaluar u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës.Komandant Cali akuzohet se së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së personave të ndaluar u shkaktuan vuajtje ose dhimbje shumë të rënda me synim marrjen e informatave ose deklaratave pranuese, duke i ndëshkuar, fri,kësuar ose shtrënguar vik,timat ose duke i diskriminuar vik,timat, ndër të tjera për arsye politike.Aktakuza ngarkon Mustafën edhe për vrasjen e njërit prej 6 personave të ndaluar.Sipas kësaj pike të akta,kuzës, i aku,zuari Salih Mustafa, ishte prezent në kompleksin e ndërtesave të Zllashit, kur pjesëtarët e UÇK-së e kishin sjellë personin tani të vra,rë dhe e kishin shënjestruar duke e rra,hur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *