Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Detaje: Grupi radikal islamik planifikonte sulme terroriste në Kosovë

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se po përgatisnin sulme terroriste në Kosovë.Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se tek anëtarët e grupit janë gjetur armë anti-tankë, eksploziv, armë zjarri e dron.





KALLXO.com mëson se bëhet fjalë për një grup militantësh radikalë islamikë që po planifikonin të kryenin akte terroriste në Kosovë.

Burime të KALLXO.com thonë se 5 anëtarët e grupit janë shqiptarë dhe se dy prej tyre kanë qenë edhe më herët të arrestuar si pjesë e grupeve radikale islame.Ende nuk është e qartë nëse grupi ishte pjesë ose kishte lidhje me ISIS apo organizata të tjera terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *